Përshkrimi
Flija është pjata që kërkon më shumë durim në kuzhinën tonë. Çdo shtresë hidhet me dorë mbi tepsinë e nxehtë dhe pritet të lidhet para se të vijë tjetra — pa nxitim, pa shkurtore.
E pjekim nën saç prej hekuri të mbuluar me prush, ashtu siç është pjekur gjithmonë. Nxehtësia e ngadaltë nga sipër dhe nga poshtë i jep flisë atë kore artë dhe brendësinë e butë që soba nuk e jep dot.
Lyhet me mazë fshati dhe gjalpë fshati. Ajo është shija që e njeh vetëm kush ka provuar fli të vërtetë.



