Mirëmëngjesi nga kuzhina ime Këto ditë nisin me përgatitjen e bakllavasë…
Mirëmëngjesi nga kuzhina ime🥰 Këto ditë nisin me përgatitjen e bakllavasë së shtëpisë, të bërë me porosi dhe me gjithë kujdesin që kërkon tradita.(nisin herët dhe përfundojnë në mesnatë🧿) Procesi fillon me arrat, që i grij imët dhe i përgatis për tre shtresat e bollshme që i japin tavës shijen e veçantë. Zihet brumi me produkte të freskëta,Më pas vijnë petët të cilat i tëholl vetë ,5 e nga 5,,(jo nga 10 petë apo 15 petë bashkë,por nga 5.)dhe shtrohen në cdo shtresë , me qetësi dhe përkushtim,duke e lyer cdo shtresë me gjalpë 🥰 Pasi çdo shtresë vendoset në vendin e vet, e pres tavën me kujdes , një hap i rëndësishëm që e kthen tavën në një mozaik të rregullt, të bukur 🌟 Hapi i fundit është gjalpi i fshatit,që shkrihet lehtë dhe e hedhim sipër ne cdo copë të bakllavas,duke mbushur shtëpinë me atë aromën e ngrohtë që më kujton fëmijërinë.😇 Kjo është bakllavja ime: e bërë me dorë, me traditë dhe me shumë përkushtim.🙏 Gati për ju që e vlerësoni punën e ndershme dhe shijen e pastër të recetave të vjetra.😇💌 🔔Vazhoj marr ende porosi për festat e fundvitit.🙈 📌Më shkruani në inbox 📨


