Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Porosi

Dikur, aroma e bakllavas mbushte shtëpinë me duart e nënës, netëve të…

9 dhjetor 2025

Dikur, aroma e bakllavas mbushte shtëpinë me duart e nënës, netëve të gjata para festave, mes lodhjes dhe dashurisë që vetëm ajo dinte ta jepte!🙏😇 Ajo aromë ishte më shumë se një ëmbëlsirë… ishte pritje, ishte familje, ishte ngrohtësi.☺️ Sot, ajo aromë vazhdon të jetojë. E sjell unë për ju 🥹 Me të njëjtin përkushtim, me të njëjtin durim, me duar që punojnë pa u ndalur dhe me zemër plot mirënjohje.🤲 Edhe pse festat ende s’kanë ardhur zyrtarisht, muaji sapo ka hyrë… por dashuria juaj ka ardhur e para. Kërkesat për bakllavat e mia, cdo vit që kalon dhe më shumë rriten 🧿 dhe kjo më mbush shpirtin me mirënjohje.🙏😇 Çdo kuti nuk është thjesht një porosi. Është besimi juaj, është një copë traditë që udhëton drejt tryezave tuaja, është aroma e fëmijërisë që kthehet sërish.🥹😍 P.S. Këto bakllava janë netë pa gjumë, lodhje dhe sakrifica, për t’ju sjellë gjithmonë më të mirën!🙏 Gati për dorëzim ✅(Dhe përveç bakllavave të rezervuara për festat, shumë prej jush nuk duan të presin… duan t’i shijojnë tani! 🙈 Porositë për festat janë ende të hapura 🎄 Nxitoni të rezervoni bakllavën tuaj, vendet janë të limituara 🧿 (Më shkruani në inbox) Ardhshin festa të gëzuara! Me shumë dashuri,Nerada!🙏

Shiko postimin origjinal