Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Procesi

Dita ime me porosi në saç Një ditë e gjatë dhe e lodhshme… por plot me…

12 dhjetor 2025

Dita ime me porosi në saç 🔥🪵 Një ditë e gjatë dhe e lodhshme… por plot me aromat e saçit🤌 Disa porosi i dërgova më përpara, disa më pas ,ndërkohë vazhdova punën pa ndalur. Revania me bajame të pjekura në prush… Gatuhet në sobën me zjarr dhe piqet ngadalë në saç, derisa merr atë aromën dhe shijen unike që veç zjarri i drurit e jep.😍 Byrekët me mbushje sipas dëshirës… Me petë të pjekura në sobën me dru 😋 Gjeli i detit me përshesh…🦃 Atmosferë festive në çdo copë! Dhe buka e saçit… Aroma e fëmijërisë sime,😇 Lodhje ka, por kur shoh besimin tuaj, çdo gjë ia vlen 🫶🏻 Faleminderit për porositë dhe për dashurinë që më jepni çdo ditë.🙏 Pa ju, ky rrugëtim nuk do kishte kuptim… ëndrrat ecin përpara dhe pasioni im rritet çdo ditë falë jush!🙏 Mirënjohëse,Nerada!☺️

Shiko postimin origjinal