Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Ëmbëlsira

Muaj të mbarë e me bereqet për të gjithë!

1 dhjetor 2025

Muaj të mbarë e me bereqet për të gjithë!🙏 Kështu nisi edhe për mua ky fillim muaji ,me punë të mbarë, me porosi dhe me aroma shtëpie që mbushin çdo cep të kuzhinës.🫧🔥🪵 Flija e pjekur ngadalë për disa orë ,revania me bajame të pjekura ,byreku i ngrohtë ,bakllavat,dolën sot nga duart e mia.🧿 Shije të thjeshta e të traditës, të gatuara me durim e me zemër, që mbajnë gjallë atë aromën e vjetër të shtëpisë dhe ngrohtësinë që na ka rritur. 🙏 Muaji dhjetor është i ngarkuar dhe çdo ndihmë nga ju më lehtëson punën. Ju lutem, për porositë bëni rezervimet 2–3 ditë përpara, që t’i organizoj sa më mirë dhe t’i dorëzoj me kujdes. 📌Bakllavat për festat e fundvitit vazhdojnë të rezervohen, ndaj mos e lini për në momentin e fundit.🙏

Shiko postimin origjinal