Katër vite më parë postova këtë video, pa e ditur se po ruaja fillimin e…
Katër vite më parë postova këtë video, pa e ditur se po ruaja fillimin e një ëndrre.🙏🤲 Ishte thjesht një gatim në saç për veten tonë. Një video spontane… por pikërisht aty lindi një dëshirë e madhe: që një ditë ta ktheja këtë pasion në diçka më të madhe. Rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë. Ka pasur shumë punë, lodhje, sakrifica dhe momente kur kam dyshuar edhe tek vetja. M’u desh kohë të merrja guximin për të hedhur hapin dhe të besoja se mund t’ia dilja.💪 Sot, kur e shoh këtë video, buzëqesh. Sepse jam aty ku dikur vetëm ëndërroja të isha. 🧿 Ai saç që dikur gatuante vetëm për ne, sot ka shtëpizën e tij dhe vazhdon të ndezet çdo ditë për të sjellë shije tradicionale në shumë familje shqiptare, brenda dhe përtej kufijve. 😇🙏 Dhe pikërisht poshtë atij saçi po piqej një nga ëmbëlsirat që sot është bërë pjesë e kësaj historie… revania jonë. 🥹 Ajo që dikur e përgatisnim me dashuri për veten tonë, sot shumë prej jush kur shkruajnë për porosi thonë: “Dua të bëj porosi revaninë e famshme”. 🤌🥰 Jam mirënjohëse për çdo hap, për çdo njeri që më ka mbështetur, për çdo porosi dhe për çdo fjalë të mirë që më ka dhënë forcë për të vazhduar. Por kjo nuk është fundi… është vetëm një fillim i bukur. Vazhdon të ëndërroj, të besoj dhe të punoj fort, sepse kam ende shumë hapa për të hedhur me besimin tek Zoti dhe me zemër të pastër. Kur ëndërron, beson, punon me zemër dhe ia lë rrugën Zotit, Ai të udhëheq në kohën e duhur. Kjo video do të mbetet gjithmonë kujtesa ime se çdo gjë e madhe fillon me një hap të vogël… dhe se ëndrrat, kur ushqehen me punë dhe besim, mund të marrin jetë. 🤍🙏 🎥 Nga arkiva ime • 2022


