Byrek & flia
Byrek me spinaq me miell gruri të zi, bluar në mulli guri si në kohët e…
Byrek me spinaq me miell gruri të zi, bluar në mulli guri si në kohët e vjetra…🌾😍 (miellin e mora te 👏) Aroma e sacit që mbush shtëpinë, ajo shije e pastër fshati dhe tradita që ndjehet në çdo kafshatë… një kombinim i thjeshtë, por i jashtëzakonshëm.🤌 Mielli i zi i bluar ngadalë në gur ruan gjithë aromën e natyrshme të grurit, ndërsa pjekja në sac petët e pjekura mbi sobë,i jep atë shijen e vjetër që s’e gjen askund tjetër 🙌🔥 Sepse kur përdor të vjetrën me dashuri, krijon diçka që s’e zëvendëson dot asgjë. Shije e pastër tradite!😇


