Kek shtëpie me çokollatë që mbush gjithë kuzhinën me aromë Një kek i…
Kek shtëpie me çokollatë që mbush gjithë kuzhinën me aromë 🥮🍫🤎 Një kek i thjeshtë, i butë dhe plot me copëza çokollate 🍫 Ato recetat e shtëpisë që bëhen shpejt, por të ngrohin zemrën me aromën sapo hapet furra 🤎 I butë brenda, me çokollatë që shkrihet në çdo kafshatë… perfekt për kafen e paradites/ pasdites ☕ Përbërësit: * 3 vezë * 1 gotë sheqer * 1 gotë qumësht * 1 gotë vaj * 2 gota miell * 1 pako fryrës për ëmbëlsira * 1 vanilje * Çokollatë me copëza sipas dëshirës 🍫 Përgatitja: 1. Rrih vezët me sheqerin derisa të bëhen si krem. 2. Shto qumështin dhe vajin. 3. Pastaj miellin, fryrësin dhe vaniljen. 4. Çokollatën përzieje me pak miell dhe hidhe në brumë. 5. Hidhe në tavë të lyer me pak vaj. 6. Sipër shto edhe pak çokollatë. Piqe në 180°C për rreth 35-40 minuta 🤎 📩 Për porosi mund të më shkruani 🚗 Ofrohet edhe keku në shërbimin delivery📦


