Mish & tava
Një ditë e gjatë pune që nisi herët dhe u mbush me aromat më të mira.
Një ditë e gjatë pune që nisi herët dhe u mbush me aromat më të mira. 🔥 Saçi sot nuk pushoi: dy tava zog me jufka , një tavë zog me makarona, revani me bajame, revani me mjaltë dhe dy byrekë me lakra të egra.🤌 Të gjitha gatuar ngadal në prush me durim dhe përkushtim. Lodhja harrohet kur aroma e gatimit përshkon çdo cep dhe porositë përfundojnë me sukses.🙏🏻 Një ditë e mbushur me punë dhe shije tradite,faleminderit për besimin tua!🙏🏻 -Për porosi më shkruani në inbox.📨


