Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Mish & tava

Ka disa duar që nuk të mësojnë vetëm të gatuash… të mësojnë si të jetosh.

6 korrik 2026

Ka disa duar që nuk të mësojnë vetëm të gatuash… të mësojnë si të jetosh. — Mish & tava, pamja 1
Ka disa duar që nuk të mësojnë vetëm të gatuash… të mësojnë si të jetosh. — Mish & tava, pamja 2
Ka disa duar që nuk të mësojnë vetëm të gatuash… të mësojnë si të jetosh. — Mish & tava, pamja 3
Ka disa duar që nuk të mësojnë vetëm të gatuash… të mësojnë si të jetosh. — Mish & tava, pamja 4
Ka disa duar që nuk të mësojnë vetëm të gatuash… të mësojnë si të jetosh. — Mish & tava, pamja 5
Ka disa duar që nuk të mësojnë vetëm të gatuash… të mësojnë si të jetosh. — Mish & tava, pamja 6
Ka disa duar që nuk të mësojnë vetëm të gatuash… të mësojnë si të jetosh. — Mish & tava, pamja 7
Ka disa duar që nuk të mësojnë vetëm të gatuash… të mësojnë si të jetosh. — Mish & tava, pamja 8
Ka disa duar që nuk të mësojnë vetëm të gatuash… të mësojnë si të jetosh. — Mish & tava, pamja 9
Ka disa duar që nuk të mësojnë vetëm të gatuash… të mësojnë si të jetosh. — Mish & tava, pamja 10

Ka disa duar që nuk të mësojnë vetëm të gatuash… të mësojnë si të jetosh. 😇🙏 Në këto foto janë duart e mia dhe duart e nënoles. (Gjyshja👵🏻🤍) Janë duart që më mësuan të punoj që e vogël, të dua traditën dhe të kuptoj se pa sakrificë nuk arrihet asgjë.🙏🧿 Sonte, teksa po bisedonim, më tha: Këto duart e tua të vogla kanë punuar që e vogël… e sot gatuajnë për kaq shumë njerëz. Ishin fjalë që më prekën shumë.🥹🥹 Sa herë një klient më telefonon e më thotë se ishte tamam ajo shije si dikur, ose kur më thonë se na kanë sugjeruar për gatime tradicionale te ju sepse i bëjnë shumë të mira, mendja më shkon menjëherë te këto duar.🤲 Te duart që edhe kur kishin pak, dinin të sajonin e të krijonin shije. Te duart që me aq sa kishin, përgatisnin ushqime me dashuri dhe na mblidhnin rreth sofrës. Te duart që më mësuan se shija nuk vjen vetëm nga përbërësit, por nga zemra dhe kujdesi që i jepet çdo gatimi.🥰 Te duart që më mësuan si përgatiteshin tavat, si ruhej tradita dhe si respektohej buka e sofrës.🙏 Në çdo tavë që piqet në saç, e në çdo gatim që del nga kuzhina ime, ka pak nga mësimet e saj.😇 Nëse sot arrij t’u sjell njerëzve shijen që u kujton shtëpinë dhe fëmijërinë, kjo është falë duarve që më mësuan. Faleminderit, nënole 🤍🩶👵🏻 Trashëgimia më e bukur që më ke lënë nuk është vetëm një recetë… janë vlerat🙏🤲😇.

Shiko postimin origjinal