Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Nga kopshti

Spageti me karkaleca, domatini & kungull Një pjatë e lehtë, aromatike dhe…

26 janar 2026

Spageti me karkaleca, domatini & kungull Një pjatë e lehtë, aromatike dhe… — Nga kopshti, pamja 1
Spageti me karkaleca, domatini & kungull Një pjatë e lehtë, aromatike dhe… — Nga kopshti, pamja 2
Spageti me karkaleca, domatini & kungull Një pjatë e lehtë, aromatike dhe… — Nga kopshti, pamja 4

Spageti me karkaleca, domatini & kungull 🍝 Një pjatë e lehtë, aromatike dhe perfekte për çdo ditë.👌 Përbërësit (2–3 persona): • 350 gr makarona (spageti /linguine) • 300 400 gr karkaleca të pastruar (sipas dëshirës sasia) • 1 kungull mesatar, i prerë • 200 g domatini • 2–3 thelpinj hudhër • Vaj ulliri • Kripë & piper • Majdanoz (opsionale) (une nuk i shtova) • Pak lëng limoni (opsionale) • Pak parmixhan për shije (sipas preferencave) Përgatitja: 1️⃣ Ziej makaronat në ujë me kripë dhe ruaj pak nga uji i zierjes. 2️⃣ Në një tigan, ngroh vaj ulliri dhe kaurdis lehtë hudhrat e grira. 3️⃣ Shto kungullin dhe lëre të zbutet pak, më pas shto domatinit kripë & piper. 4️⃣ Kur domatet të lëshojnë lëngun, shto karkalecat dhe gatuaji vetëm 2–3 minuta. 5️⃣ Hidh makaronat në tigan, pak ujë nga zierja dhe përzieji derisa salca të lidhet mirë me makaronat. 6️⃣ Aromatizo me majdanoz/ dhe pak limon për freski 🍋 7️⃣ Në fund, shto pak parmixhan sipër dhe ju bëftë mirë! 😋 P.S.: Nuk gatuaj vetëm receta tradicionale — ja kështu, mes punës, krijoj edhe receta moderne që ju shijojnë në cdo kohë! JU BËFTË MIRË!💌

Shiko postimin origjinal