Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Tradita

Ky reel ndoshta nuk duket si pjesë e zakonshme e faqes time të gatimeve……

26 janar 2026

Ky reel ndoshta nuk duket si pjesë e zakonshme e faqes time të gatimeve… por gjyshja ime meriton më shumë se çdo postim këtu. 🙏😇👵🏻 Kur mami u nda nga jeta ,para disa vitesh 💔 ajo ishte aty… në preherin e saj kemi qarë bashkë, dhe duart e saj të buta na mbajtën pranë duke na dhënë ngrohtësi dhe forcë…e vazhdon dhe sot🙏🙏 Ajo më ka mësuar çdo gjë që ka vlerë ,dashurinë, durimin, pasionin për gjërat e vogla… dhe aromën e kujtimeve të bukura që shkojnë përtej çdo recete. 😇 Sot kaluam pasditen bashkë, bëm dush,shijuam kafen bashkë ,gatova ,bëra punët etj…dhe e rëndësishmja është që kohën për familjen duhet ta gjejmë gjithmonë. 🙏 Sa herë flasim në telefon, më pyet: ‘Po sot do vish? Apo ke punë shumë?’ – dhe kjo më mbush zemrën me ngrohtësi. 🥹 Lutem Zotit të kemi sa më gjatë momente të bukura bashkë që t’i ruajmë si kujtime të çmuara. 🙏🤲🤍

Shiko postimin origjinal