Duart e gjyshes sime…Postimi më i bukur i vitit Kjo foto nuk është thjesht…

Duart e gjyshes sime…Postimi më i bukur i vitit🙏👵🏻 Kjo foto nuk është thjesht bakllava. Është familja ime, njerëzit e mi dhe mbi të gjitha gjyshja ime. Duar që më rritën, që punuan pa u lodhur dhe që më mësuan dashurinë pa fjalë, sot duke shijuar një ëmbëlsirë të bërë nga duart e mia.🥹🙏 Edhe kur ditët ishin të gjata dhe unë e lodhur, zgjodha të ndalem, të lë telefonin mënjanë dhe të jem pranë tyre. T’i bëj të lumtur sa i kam, sepse koha me familjen nuk është kurrë humbje, është bekim.😇 Kur gjyshja provoi bakllavanë dhe më tha: “Të keqen nëna, sa të mirë e ke bërë”, sytë iu mbushën me lot dhe ndjeva që çdo lodhje ia vlejti.🙏 Ky vit më mësoi që gjërat më të bukura nuk janë zhurma dhe nxitimi, por përqafimet e qeta, fjalët e buta dhe sytë që mbushen me lot gëzimi. Me këtë ndjenjë dua të hyj në vitin e ri: mirënjohje, dashuri dhe prani🙏💌🤍


