Sot dita ishte e gjatë dhe e mbushur me aromë saçi Por çdo porosi u…
Sot dita ishte e gjatë dhe e mbushur me aromë saçi🔥 Por çdo porosi u përgatit me durim, me dorë dhe me zemër,nga saçi i ndezur dolën tava të mbushura me zog, byrek dhe revani (disa u dorëzuan më herët) të gjitha me shije shtëpie dhe kujtime🙏 Çdo moment, nga përgatitja e deri tek dorëzimi, ishte një kujdes i vogël që bën diferencën.😇 Dita ishte e lodhshme, por buzëqeshjet dhe kënaqësia e klienteve që presin me padueim ne tryezën e tyre e bënë gjithçka të vlefshme.🙏🤲 Faleminderit që më lejoni të ndaj aromën dhe dashurinë e saçit tim me ju ,çdo porosi është një histori që gatuhet me shpirt.🙏 ——————————————— 📣(Njoftim rezervimi): Rezervoni porosinë tuaj 2–3 ditë përpara 🗓️ Muaji dhjetor është i ngarkuar, dhe përveç porosive të zakonshme, është koha kur përgatitemi veçanërisht për bakllavat dhe të gjitha ëmbëlsirat e festave 🎄 Mos prisni për minutën e fundit ,sigurohuni që aroma dhe shija e shtëpisë të mbërrijnë në tryezën tuaj!☺️ • • • • • •


