Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Mish & tava

Një ditë e gjatë, plot mund, zjarr e lodhje… por çdo aromë që del nga…

24 tetor 2025

Një ditë e gjatë, plot mund, zjarr e lodhje…🔥🪵 por çdo aromë që del nga saçet më kujton përse çdo ditë ia vlen.🙏 Pas çdo tave fshihet durimi, përkushtimi dhe dashuria për traditën ,ajo që mbush shpirtin dhe më mban gjallë edhe në ditët më të lodhshme.😇💪 Sot u gatuan në saç: • Gjeli detit me përshesh (kulac) • Byreke me presh dhe me lakra (njëri iku, nuk pati fatin për foto) • Revanitë me bajame të pjekura në prush(edhe këto u dorëzuan disa më përpara. • Tavat: dy zogj me makarona dhe tava me zog dhe oris.☺️ Sepse kur puna bëhet me shpirt, çdo lodhje kthehet në bekim!!😇 Faleminderit Zotit për forcën që e mbush çdo moment me kuptim 🤲🙏 Dhe faleminderit juve, klientëve të dashur, që më mbështesni dhe bëni çdo ditë të vlefshme!🙏💌 Mirënjohëse,Nerada!🤗

Shiko postimin origjinal