Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Mish & tava

Dreka e fundjavës për ne ————————— Ka gatime që të kujtojnë traditën, por…

27 shtator 2025

Dreka e fundjavës për ne😍😋 ————————— Ka gatime që të kujtojnë traditën, por ka dhe të tjera që lindin nga krijimtaria personale 😇 Kjo tavë me peshk, qepë e domate është një ndër to.😍 ( e kemi xhiruar dhe ne You Tube para 3 vitesh🙈) Nuk është thjesht një recetë e zakonshme ,është një ide e imja, e menduar dhe e gatuar me dorën time, aty ku moderna takohet me tradicionale. Dhe mbi të gjitha, është e pjekur në sac 🔥. Një gatim që rrallë do ta keni parë në këtë formë, për të mos thënë fare. Sepse sac-i zakonisht lidhet me mishrat apo byrekët, por unë zgjodha ta përdor edhe për peshkun, duke i dhënë një aromë krejt ndryshe, të pasur dhe të veçantë 🐟🍅🧅. Një shije që mbart traditën e vatrës, por njëkohësisht sjell një frymë të re ,unike dhe të paharrueshme.🙈😇

Shiko postimin origjinal