Ëmbëlsira
Porositë e sotme u përmbyllën me sukses pas një ditë të gjatë pune, të…
Porositë e sotme u përmbyllën me sukses pas një ditë të gjatë pune, të nisur herët në mëngjes. Në temperatura të larta, mbi prush e në saç, u përgatit gjithçka me dorë e me përkushtim – nga flija tradicionale, e lyer me ajkë kosi dhe gjalp fshati, tek revania e famshme që piqet ngadalë derisa të marrë atë shijen që të kthen në fëmijëri. Çdo byrek, çdo tavë me zog, çdo ëmbëlsirë etj është punuar me dashuri dhe kujdes që të arrijë në sofrat tuaja siç duhet: plot shije dhe aromë shtëpie.🙏 Në këtë vapë përvëluese, sakrifica është e madhe ,por kur vjen puna te shija e traditës, nuk kursejmë asgjë! ❤️🔥 Faleminderit që na zgjidhni!🤲🧿


