Dhe ja ku erdha përsëri me receta se e di që ju mungojnë!
Dhe ja ku erdha përsëri me receta 🧾se e di që ju mungojnë! 🥰 Ma besoni, pas një dite të lodhshme mezi më mbetet kohë të gatuaj për vete, imagjinoni pastaj të xhiroj edhe receta 😅.(normale që kohën e gjej🧄) Por ju premtoj që herë pas here do t’ju sjell ndonjë recetë, përveç atyre të gatimeve me porosi 🙈🥰🤌 -Sonte përgatita “Këmbëkuqin e Qeparoit” tingëllon pak cuditshëm emri por më besoni që doli super i butë dhe i shijshëm. Më poshtë po ju lë recetën.👇 🔸 Përbërësit: – 3 kokrra vezë 🥚 – 1 gotë çaji me kos 🥛 – Djathë i bardhë i thërrmuar (me pak shëllirë) 🧀 -1 filxhan kafe me vaj ulliri – 4 gota uji me miell 🌾 – 1 lugë e gjysmë çaji me sodë buke – Kripë nuk shtova djathi kishte plotë 🫠 ⸻ 🔸 Përgatitja (e shpejtë dhe e shijshme) 1. Rrah vezët më pas shtoj kosin derisa të bëhen masë e njëtrajtshme. 2. Shtoj djathin e thërrmuar (me kujdes të mos jetë shumë i kripur). 3. Shtoj miellin pak nga pak dhe sodën ,trazoj derisa të formohet një brumë homogjen. 4. Shtojmë masën e krijuar në një tavë të lyer me vaj ulliri 5. Piqet në 200° C për rreth 30-35 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë. ______Nqs e provoni ju bëftë mirë💌 (do ta provoni me patjetër sepse unë u kënaqa sonte për darkë!) • • • ••


