Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Mish & tava

Rosnica me zog fshati.

18 janar 2025

Rosnica me zog fshati.🐓 E gatuar dhe xhiruar ne fshat!🥰🏡🤳 📌PERBERESIT:👇 •1 zog fshati •1 gote me miell (gote mesatare) •1 kokerr veze •1 luge gjelle me salce domate •5-6 thelpinj hudher 🧄 •kripe ,vaj ulliri,pak rigon. 📌PERGATITJA:👇 E ndajme zogun ne thela dhe ne nje tenxhere shtojme vaj ulliri dhe i skuqim! Nderkohe kemi pergatitur rosnicat: Ne nje tas shtojme miellin dhe veze,e punojme mire me dore qe te krijohen si therrime buke(duket ne video) dhe e hedh ne nje sit mielli ,i bie teprica e miellit poshte( kjo e ndihmon qe gjella ne fund mos te ngrij te behet e trashe) Dhe ne nje tigan me vaj ulliri i skuqim mire e mire rosnicat atyre duke trazuar nga fillimi deri ne fund kur fillojne leshojne siper trajten si ‘shkume’. Kur i shikojme qe jane skuqur tamam shtojme salcen,trazojme! Hapi perfundimtar: te tenxherja ku skuqem mishin ,sthojme uje,dhe rosnicat! Shtojme erezet dmth hudhrat dhe rigonin! Rregullojme dhe me kripen. E lem te zjej 15 -20 minuta! Gjella eshte gati! ✨JU BEFTE MIRE✨ ✨Fundjave te bukur ju uroj✨ • • • • • • •

Shiko postimin origjinal