Porosi
Pjesa e parë e porosive u dorëzua.
Pjesa e parë e porosive u dorëzua. ❤️ Dita nis herët, që çdo porosi të mbërrijë në kohë. 🙏 Orë të gjata pranë zjarrit, në temperatura të larta, por çdo lodhje ia vlen kur e di që në fund dikush do të ulet në tavolinë i lumtur. 🔥❤️🥹 Ajo që më prek më shumë është kur marr porosi nga persona që jetojnë jashtë dhe zgjedhin t’u dërgojnë prindërve një copëz dashurie përmes gatimeve tradicionale.😇 Edhe pse larg, nuk i harroni njerëzit tuaj… dhe kjo më emocionon pa masë. 🥹 Faleminderit për besimin dhe që më bëni pjesë të këtyre surprizave kaq të bukura. 🙏🏻 P.S. Në sfond dëgjohen gjinkallat… tingulli më i bukur i verës. 🙈


