Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Nga kopshti

Sapo doli nga furra… një nga shijet më të dashura të fëmijërisë sime.

11 mars 2026

Sapo doli nga furra… një nga shijet më të dashura të fëmijërisë sime. 🥰😍 Një recetë e thjeshtë me kungull, siç na e përgatiste shpesh gjyshja, dhe që mezi prisja të dilte për ta provuar.😋 Kisha ruajtur kungull të ngrirë që nga vera dhe sot vendosa ta përgatis sërish. Kungulli përzihet me pak miell, qumësht, gjalp, sheqer (sipas deshires dhe pak kripë, derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Bën pjesë te ato recetat “masat me sy” jo masa fikse🙈 Më pas hidhet në tepsi të lyer me gjalp dhe të pudrosur lehtë me miell, pudroset sërish sipër dhe i shtohen disa copëza gjalpi. Futet në furrë dhe piqet derisa të marrë ngjyrën e bukur të artë. Nuk është thjesht një byrek… është një copë kujtimesh dhe dashurie nga gjyshja. 🙏🏻

Shiko postimin origjinal