Hallvë për Natën e Kadrit Sonte për këtë natë të shenjtë përgatita një…
Hallvë për Natën e Kadrit 🤲🌙 Sonte për këtë natë të shenjtë përgatita një hallvë të thjeshtë. Përbërësit: • 2 gota miell • 1 gotë vaj ose gjalpë • 2 gota sheqer • 2 gota ujë • arra të thërrmuara sipas dëshirës Përgatitja: Skuq miellin me vajin ose gjalpin (me gjalp e sygjeroj sepse bëhet shume e shijshme🤲) duke e përzier vazhdimisht ne temperaturë të ulët derisa të marrë ngjyrë të artë dhe aromë të këndshme. Në një enë tjetër përziej ujin me sheqerin dhe vendose te zjej aq sate tretet sheqeri,dhe hidhe ngadalë te mielli duke përzier pa ndalur derisa hallva të trashet. Në fund shto arrat sipas dëshirës. O Zot, në këtë natë të bekuar të Kadrit, prano lutjet tona, fal gabimet tona dhe mbush zemrat tona me paqe e dritë.🤲 Beko familjet tona, shto mirësinë në shtëpitë tona dhe na bëj prej atyre që nuk harrojnë të falënderojnë për çdo të mirë që na ke dhënë.🤲🤲 Allahu e pranoftë çdo lutje të kësaj nate të shenjtë. 🤲🤲🙏🏻


