Tradita
Vdekja nuk ekziston, bija ime.
Vdekja nuk ekziston, bija ime. Njerëzit vdesin vetëm atëherë kur ne i harrojmë.🙏 Nëse do dish të më kujtosh, do të jem gjithmonë me ty.🤍🕊️ 13 vite pa ty, mami im… dhe ende çdo ditë të kërkoj në heshtje. Në këtë shtëpi, ku më linde dhe më rrite me dashuri, sot pi një kafe me kujtimet e mia dhe me mallin për ty.😔 Sa shumë do doja të të kisha pranë, t’i tregoja sa shumë gjëra kanë ndryshuar, sa shumë jam rritur, sa shumë kam mësuar dhe sa shumë jam bërë e zonja e vetes, e fortë dhe e qëndrueshme. Ti nuk ike kurrë vërtet. Ti jeton në çdo frymë, në çdo lutje, në çdo hap timin. Do të të dua përjetë, mami!🙏🤍🕊️


