Sofra që na mbledh.



















Photo dump i gatimeve të Vitit të Ri.🎊🎄 Edhe pse isha shuumë e lodhur. këto gjëra nuk i lashë pas. Sepse tradita nuk lodhet, ajo vazhdon.😇🙏 Në tavolinën e ndërrimit të viteve nuk munguan: – Gjeli i detit me përshesh (edhe pse këtë vit s’më bëri shumë përshtypje, se me të kam filluar që në tetor 🙈) – Sallata ruse – Sallatë rukola – Sallatë me panxhar – Qofte shtëpie – Biftek – Antipasta të ndryshme -Brusketa - Kulaci me lek -Bakllavaja -Thjerrezat..etj – Turshi të llojeve te ndryshme Të gjitha të përgatitura nga unë 🤍 Edhe turshitë, të bëra që gjatë verës, sepse kështu është tradita: për dimrin mendohet herët.😍 Tavolina e Vitit të Ri për mua nuk është thjesht ushqim, por kujtesë, rrënjë dhe dashuri për shtëpinë dhe njerëzit e mi, edhe kur lodhja është e madhe.🙏 Uroj që çdo shtëpi të ketë dritë, shëndet dhe tryeza që mbledhin njerëzit bashkë.🙏🙏 Gëzuar 2026.🥂


