Revania e famshme — siç e quani ju Mirëmëngjesi nga Shtepiza e Saçit.
Revania e famshme — siç e quani ju 🥹🔥 Mirëmëngjesi nga Shtepiza e Saçit.🔥🪵 Jemi zyrtarisht në periudhaen më të ngarkuar. Ky muaj vjen me shumë porosi, ritëm të lartë pune dhe ditë të gjata, ndaj po punojmë me alternime në saç për të realizuar çdo porosi me të njëjtin kujdes dhe dashuri si gjithmonë.🙏 Lodhja është rraskapitëse, por kënaqësia që na jep besimi juaj është e jashtëzakonshme. Revania me bajame, e pjekur në prush dhe në saç, ka fituar zemrat tuaja dhe me plot gojë është bërë “e famshmja” — mbretëresha e këtij viti 🥹🔥 Së bashku me revaninë, edhe gatimet e tjera tradicionale vazhdojnë të jenë shumë të kërkuara, përgatitur një nga një, me receta shtëpie dhe përkushtim maksimal.🧿🤲 Faleminderit nga zemra për çdo porosi, për durimin dhe dashurinë që na jepni çdo ditë!🙏🙏 Ne vazhdojmë, edhe të lodhur, por gjithmonë me shpirt plot.😇


