Porositë e fundit të këtij viti… Ju jam pafundësisht mirënjohëse që besoni…
Porositë e fundit të këtij viti… 🥹 Ju jam pafundësisht mirënjohëse që besoni tek unë 🙏. Që besoni te duart e mia, te puna ime, te çdo detaj i bërë me shpirt. Ky vit ishte intensiv, i lodhshëm dhe sfidues, sidomos muajt e verës, ku puna s’kishte orar ,temperatura të larta dhe sakrifica ishte e përditshme. Çdo porosi në saç mbante brenda lodhje, përkushtim dhe shumë dashuri, dhe çdo mesazh i juaji, çdo fjalë mirënjohjeje, më dha forcë të vazhdoj. 🤲 Besimi juaj është përgjegjësi, por edhe bekim 🧿. Faleminderit që më besuat tryezat tuaja, festat dhe momentet më të rëndësishme. 😇 Porositë e fundit të këtij viti janë më shumë se porosi; janë një përmbyllje plot emocion, krenari dhe mirënjohje të thellë. 🙏 Nga zemra, faleminderit,Nerada!☺️


