I sapo dal nga furraaaa ————————— Tani që koha është ftohur, s’ka gjë më…
I sapo dal nga furraaaa🔥 ————————— Tani që koha është ftohur, s’ka gjë më të mirë se një copë kulac i ngrohtë me djath… aromë që mbush shtëpinë dhe shije që të ngroh shpirtin.😍 Provoje dhe ti recetën time super të thjeshtë: Receta • 1 vezë • 1 gotë kos • 1 gotë shëllirë djathi • 2 lugë gjelle vaj • 1 maj lugë kafe sodë buke •. Miell “me sy” 🙈 Përgatitja: 1. Në një tas përziejmë vezën, kosin, shëllirën e djathit, vajin dhe sodën. 2. Shtojmë miell “me sy” derisa të formohet një masë brumi pak e fortë, si për kulac. 3. E punojmë pak me duar dhe e shpërndajmë direkt në tepsi. 4. Piqet në 250°C derisa të marrë ngjyrën e artë perfekte. I butë brenda dhe ajo korja nga jashtë 😋i shijshëm dhe gati për t’u shijuar me familjen!🫶 -Nqs e provoni ju bëftë mirë.💌


