Porosi
Edhe pse festat duken ende larg, aroma e gjelit të detit ka mbërritur që…
Edhe pse festat duken ende larg, aroma e gjelit të detit ka mbërritur që tani në saçin tim për të ardhur në sofrat tuaja!🤌🔥🪵🦃 Në saç, mbi prush të ngadalshëm, gjeli piqet me durim, yndyra e tij shkrin dhe bashkohet me përsheshin, duke dhuruar aromë dhe shije të papërsëritshme, të traditës që s’vdes kurrë.😇 Kjo është ajo aromë që të kthen pas në kohë 👉aty ku çdo vakt kishte kujtim, dhe çdo shije kishte shpirt.🥺 Gjelat tanë janë të rritur vet, me dashuri e kujdes në fshat 🦃🌿🌱🌽🍗 Porositë janë të hapura për ditët në vijim dhe për festat e fundvitit 🎄 Porositeni gjelin tuaj të rritur vet, që aroma e saçit dhe shija e traditës të jenë pjesë e sofrës suaj!🙏😍


