Shija që kalon brez pas brezi.

Nënolja sot shijon revaninë time… (ishte shtrir dhe u ngrit pak minuta sa për të më bërë qejfin🥹😇🙏👵🏻dhe më shkon mendja pas, kur dikur ishim ne që shijonim çdo gjë nga duart e saj. 🥺 Ato duar të rrudhura kanë mbajtur peshën e brezave ,punë, besë, dinjitet e nikoqirllëk. Breza që nuk kthehen më, por lanë rrënjë të forta, që i kam trashëguar edhe unë dhe i mbaj brenda vetes me krenari. Sot jam unë që punoj mbi ato rrënjë, duke i dhënë jetë traditës me gatimet e dikurshme, që të jetojnë edhe tani, e të mos shuhen kurrë. 🍯✨ Jetojmë në ditë të vështira, ku njerëzit shpesh vrapojnë pas luksit e vlerave materiale, duke harruar thelbin e jetës ,familjen, rrënjët dhe kujtimet që na formësuan. Unë dua t’i ruaj e t’i çoj më tej ato vlera që kam trashëguar, sepse aty gjendet pasuria më e madhe. 😇 Bekim i madh që e kam ende pranë, të më kujtojë nga vij dhe çfarë duhet të ruaj. 🤍 Fotoja mund të mos jetë perfekte, por bukurinë e saj e ka brenda.* ❤️🙏


