Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Procesi

Ora 2 e natës… Kuzhina e heshtur, vetëm tingulli i enëve dhe aroma e…

12 shtator 2025

⏰ Ora 2 e natës… Kuzhina e heshtur, vetëm tingulli i enëve dhe aroma e frutave që mbush ajrin. Lodhja ndihet, por puna s’mund të ndalet derisa çdo porosi të përfundojë. 👉 Gliko kumbulle ,e mbyllur në kavanoz, gati për sofrat tuaja. 👉 Shalqini i përgatitur dhe disa ne proces përgatitjeje,me kujdes për ëmbëlsinë e tij të veçantë. 👉 Kumbullat e tjera ,të qeruara, duke pritur radhën për t’u kthyer në gliko.🤌 📌Kumbullat që sihin shumë të pjekura i bëra recel🤌 (pasi glikoja i do korrat e forta) Një natë e gjatë, e mbushur me mund e durim, që përfundon në kavanoza plot traditë e ëmbëlsi 🫙. 📩 Për të rezervuar porosi tuaja më shkruani!

Shiko postimin origjinal