Patëllxhanë të mbushur turshi!
Patëllxhanë të mbushur turshi! 🤌 Një nga të preferuarat e familjes sime (edhe besoj dhe tuajat 🙈). Premtimi im është që pavarsisht lodhjes, herë pas here do ju sjell receta të veçanta… dhe sot është radha e kësaj! 🤍 Përbërësit: 1 kg patëllxhan • speca jeshil e të kuq • karrota • hudhra • majdanoz • gjethe dafine • rigon • piper kokërr • uthull • vaj ulliri Përgatitja: • Pastrojmë patëllxhanët, i presim në mes dhe i hedhim ne një tenxhere ku ka vluar ujë me kripë,i vendosim pak që t’u ikë hidhërima. • Grijmë perimet, i hedhim kripë, rigon, dafinë, uthull e vaj ulliri dhe i lëmë të marinohen 1 ore. • Mbushim patëllxhanët, i vendosim në kavanoz, shtojmë lëngun e mbetur + pak uthull e vaj ulliri sipër dhe i vulosim. Rezultati? Një shije që s’të zhgënjen kurrë, turshi që të kujton gjithmonë tryezat e shtëpisë! 😍


