Nga kopshti
Frytet e para të kopshtit.

Mirëmëngjes miq të dashur! Sot dita nisi ndryshe, me një gëzim të veçantë ,në kopshtin tonë kanë zënë për herë të parë frutat 🌿🍇🍐. Janë frytet e para të punës e kujdesit të përditshëm, dhurata të natyrës që na mbushin me energji. Mes këtyre ngjyrave të freskëta të mëngjesit, unë jam sërish pranë saçit 🔥. Këtu ku çdo ditë nis me mund e përkushtim, por edhe me shijen e traditës që s’e humb kurrë vlerën. Çdo fryt që rritet në kopsht e çdo gatim që del nga saçet tanë është një kujtim i gjallë i kohëve të vjetra, i asaj shijeje që na kujton fëmijërinë dhe sofrat e gjyshes. 🙏 Faleminderit nga zemra që na jeni pranë dhe ndani me ne këtë udhëtim të bukur ,bashkë ndajmë punën, shijen dhe gëzimin e çdo dite të re.😇☺️🫶🙏


