Siç j’ua kam premtuar që pavarsisht lodhjes ,herë pas herë do ju sjell dhe…




Siç j’ua kam premtuar që pavarsisht lodhjes ,herë pas herë do ju sjell dhe receta në profil.☺️ Sonte përgatita: Musaka 🥔🍆 Përbërësit (për një tavë normale): • 4 patëllxhanë 🍆 • 4 patate 🥔 • 300 g mish i grirë • 1 qepë e grirë imët 🧅 • 2 domate të fruluara 🍅 • Kripë & piper sipas shijes 🧂 Për beshamelin: • 500 ml qumësht 🥛 • 3 lugë gjele me miell • 2 lugë gjalpë 🧈 • pak kripë & arrëmoskat opsionale) Përgatitja: 1️⃣ Skuqim patatet dhw patëllxhanët lehtë në tigan me pak fare vaj ose furrë derisa të zbuten. 2️⃣ Në tigan, skuqim qepën me pak vaj, shto mishin e grirë dhe kavardis derisa të marrë ngjyrë. Shto domatet, kripë & piper dhe lëri të ziejnë pak.(1 thelpi hudhër sa për arome dhe ne përfundim e heqim prapë) 3️⃣ Në tavë vendosim nje një shtresë patëllxhanë, mbushjen me mish ,një shtresë patate pastaj mbushjen me mish. Përsërite derisa të mbarojnë përbërësit. 4️⃣ Për beshamelin: shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin,trazojmë sa lëshon atë aromën e mirë e miellit te skuqur, dhe shtojmë qumështin gradualisht ,trazojmë pa ndales derisa të trashet sepse nqs nuk e trazojmë beshameli na bëhet kokrriza. 5️⃣ Mbulo tavën me beshamel ,sipër shtojmë djath kackavall të grire 🧀dhe e pjekim në furrë derisa të marrë një ngjyrë të artë e të shijshme. Ka pak mund në përgatije por me shijen që del ne fund ja vlen!👌 👉LIKE & SAVE RECETËS! 🧾 👉 Shërbeje të ngrohtë, me një sallatë të freskët pranë☺️


