Mes zjarrit të saçit që përvëlonte dhe temperaturave që s’të falnin as…
Mes zjarrit të saçit që përvëlonte dhe temperaturave që s’të falnin as frymëmarrjen… Mes lodhjes që na ndiqte pas dhe orëve të gjata në këmbë… Ne vazhduam, pa u ndalur, me përkushtim, djersë dhe dashuri. Sot u përmbush çdo porosi një e nga një, me kujdes e durim, si të ishin për sofrën tonë.🙏 U poqën tava me rosë, e shkrifët dhe plot shije… U gatua tava me zogj ,aromë që mbushi gjithë oborrin… U poqën revanit në saç, si dikur në fëmijëri…aromë që të mbysh shpirti . U gatuan byrek me petë të tëhollua me dorë dhe lakra shtëpie.. Të lodhur, por të lumtur.🙏🧿🧄 Sepse ju jeni arsyeja që ia vlen çdo ditë nën flakën e saçit. Faleminderit për çdo porosi, çdo fjalë të mirë dhe çdo mbështetje që na jepni çdo ditë. Me zemër nga Nerada “vajza e saçit” 🔥🤍


