Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Nga kopshti

Gjyshja ime nuk gatuan më… por zemra e saj është ende aty, në çdo shije të…

15 korrik 2025

Gjyshja ime nuk gatuan më… por zemra e saj është ende aty, në çdo shije të vjetër që s’harrohet. I thashë: Hajde se do më ndihmosh mua se më pëlqen shumë ai lakuriqi me kungull që na e bëje gjithmone,dhe uleshim në ballkon e hanim lugë lugë me aromë gjalpi që të kënaqte,,,dhe u bëra unë ajo që e ngre nga kolltuku me dashuri, ashtu si dikur ajo na ngrinte me erën e gatimeve të saj. Ja bëra produktet gati ,ja vendosa mbi nje stol sepse nuk qëndron dot në këmbë,Bashkë gatuam ‘lakuriq me kungull’ kështu e quan ajo,si dikur dhe për një cast u ndjeva përsëri fëmijë🥹 E vjetër si koha, e ngrohtë si kujtimet. Kur ti gatuaje gjithë të mirat e kësaj bote, unë s’e kisha ende faqen… por e kisha zemrën plot me shijen tënde. Sot, që kam rritur faqen dhe ndjek pasionin tim, më vjen natyrshëm të kthehem tek ti,tek burimi i gjithçkaje. 🙏 Nuk është video perfekte… por për mua është më e bukura në botë. Sepse aty është ajo ; gjyshja ime. Ajo që më mësoi shijen, durimin, dashurinë.🙏🩶

Shiko postimin origjinal