Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Tradita

Përshëndetje, une jam Nerada.

2 qershor 2025

Përshëndetje, une jam Nerada. — Tradita

Përshëndetje, une jam Nerada.☺️ Dashuria ime për gatimin ka lindur qe e vogël, në një kuzhinë ku aroma e bukës së sapopjekur dhe zëri i nënës ishin magjia e ditës.😇 Me kalimin e viteve, ky pasion u rrit bashkë me mua dhe sot, jam e lumtur qe e kam kthyer në punën time të zemrës.🙏🧿 Kam përfunduar studimet për mësuesi,por zemra ime gjithmonë më ka thirrur drejt kuzhinës ; pasioni për gatimin është ajo që më mbush shpirtin.😍🤲 Gatuaj me shpirt, me kujdes e dashuri, çdo porosi si të ishte për familjen time.🤗 Per mua, gatimi nuk eshtë vetëm një proces... është kujdes, eshtë përkujdesje, eshtë një mënyrë për te treguar dashuri pa fjalë. Çdo porosi mbart një copëz nga zemra ime, nje kujtim i femijërisë, një aromë që të kthen pas në kohë. • Specialiteti im: gatime tradicionale ne saç 🔥🪵 👉aty ku shija zgjon kujtimet dhe aroma flet me shume se fjalet. Por nuk ndalem vetëm aty ,çdo recetë, qoftë e vjetër apo e re, merr jetë në duart e mia me pasion e përpikmëri.. Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që më besoni, më mbështesni dhe zgjidhni shijen time për tryezat tuaja.🙏 E çdo porosi është një ftesë për t’u rikthyer tek rrënjët, tek shija e vërtetë, tek tradita. Pa ju, kjo rrugë nuk do kishte kaq shumë kuptim. Me mirënjohje të thellë,Nerada!!💌

Shiko postimin origjinal