Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Porosi

Gezuar Pashket!

20 prill 2025

Gezuar Pashket! — Porosi, pamja 1
Gezuar Pashket! — Porosi, pamja 2
Gezuar Pashket! — Porosi, pamja 3

Gezuar Pashket! 🪺🐣🌹 I nisa postimet fillimisht me vezet e kuqe,disa i bera me figura per dashurinë e hallës🩵🙏 Ne kete dite te bekuar, dua t’ju falenderoj nga zemra per çdo fjalë te bukur, çdo porosi të sjellshme, e mbi te gjitha per praninë dhe mbeshtetjen tuaj gjate gjithe rrugetimit tim. Ju jeni një pjesë e veçante e kesaj historie që ndërtohet me shumë🙏 dashuri, aromë gatimesh dhe copeza zemre të vërtetë. Pashkët janë një kujtesë e fuqishme per dritën që lind pas çdo erresire, për shpresën që rigjallërohet dhe per dashurine qe kthehet në bekim. Uroj qe kjo feste t’ju gjeje prane njerëzve tuaj të dashur, me zemra të qeta, tryeza te mbushura dhe shpirtin te lehtë.🙏 Ju jam pafund mirenjohëse qe me keni zgjedhur, qe me keni ndjekur, dhe qe me jepni arsye te bukura për të vazhduar. Me shumë dashuri,Nerada! Gezuar Pashket nga zemra!🙏

Shiko postimin origjinal