Gatime në saç
Një kafe me Neraden, një të re plot pasion për kuzhinën tradicionale…

☕️Një kafe me Neraden, një të re plot pasion për kuzhinën tradicionale shqiptare. Gjatë bisedës sonë, diskutuam mbi mundësitë dhe sfidat që të rinjtë hasin në vendin tonë, veçanërisht kur ndërmarrin iniciativa sipërmarrëse. Nerada po punon me përkushtim për të ngritur biznesin e saj të vogël, “Aromat e Kuzhinës Time” dhe “Aromë Saci”, duke ofruar gatime tipike tradicionale që pasqyrojnë trashëgiminë tonë kulinare. 🥘 Pasioni dhe vendosmëria e saj janë frymëzim për të gjithë ne, duke treguar se me punë të palodhur dhe dashuri për traditën, mund të ndërtojmë të ardhmen që dëshirojmë. Le të mbështesim të rinjtë tanë në rrugëtimin e tyre drejt suksesit dhe ruajtjes së vlerave tona kulturore.♥️ 🇦🇱🇪🇺 🎯🚀 ✅


