Kalo te përmbajtja
Kthehu te galeria
Të tjera

O Zot, Ty të drejtoj çdo lutje timen, çdo shpresë dhe çdo shqetësim të…

3 prill 2025

O Zot, Ty të drejtoj çdo lutje timen, çdo shpresë dhe çdo shqetësim të… — Të tjera, pamja 1
O Zot, Ty të drejtoj çdo lutje timen, çdo shpresë dhe çdo shqetësim të… — Të tjera, pamja 2
O Zot, Ty të drejtoj çdo lutje timen, çdo shpresë dhe çdo shqetësim të… — Të tjera, pamja 3
O Zot, Ty të drejtoj çdo lutje timen, çdo shpresë dhe çdo shqetësim të… — Të tjera, pamja 4
O Zot, Ty të drejtoj çdo lutje timen, çdo shpresë dhe çdo shqetësim të… — Të tjera, pamja 5
O Zot, Ty të drejtoj çdo lutje timen, çdo shpresë dhe çdo shqetësim të… — Të tjera, pamja 6
O Zot, Ty të drejtoj çdo lutje timen, çdo shpresë dhe çdo shqetësim të… — Të tjera, pamja 7
O Zot, Ty të drejtoj çdo lutje timen, çdo shpresë dhe çdo shqetësim të… — Të tjera, pamja 8
O Zot, Ty të drejtoj çdo lutje timen, çdo shpresë dhe çdo shqetësim të… — Të tjera, pamja 9
O Zot, Ty të drejtoj çdo lutje timen, çdo shpresë dhe çdo shqetësim të… — Të tjera, pamja 10

O Zot, Ty të drejtoj çdo lutje timen, çdo shpresë dhe çdo shqetësim të zemrës sime. Ti më njeh më mirë se ç’mund ta njoh veten dhe e di çdo peshë që mbaj në shpirt. Më jep forcë kur ndjej se po ligështohem, dritë kur rruga bëhet e errët dhe qetësi kur mendja ime lodhet nga shqetësimet e kësaj bote. Bekome, o Zot, me shëndet, me paqe dhe me begati. 🙏Mbushi ditët e mia me gëzim, me njerëz të mirë dhe me mundësi për të bërë mirë. Më jep një zemër falënderuese, që të shoh bekimet e Tua në çdo detaj të vogël të jetës sime. Më ndihmo të jem durimtare në sprova dhe mirënjohëse në begati.🙏🤲 Më udhëhiq, o Zot, në rrugën e drejtë dhe mbaje dorën Tënde mbi mua në çdo hap që hedh. Më ruaj nga çdo e keqe, nga çdo pikëllim dhe nga çdo gjë që më largon nga mëshira Jote. Më bëj të jem njeri i mirë, i butë në fjalë dhe i pastër në zemër.🙏🤲🛐 O Zot, bekoi njerëzit që dua, mbroji ata nga çdo fatkeqësi dhe mbushi jetët e tyre me dritë e harmoni. Qoftë çdo ditë e imja një mundësi për të qenë më afër Teje, për të dashur më shumë, për të falur më shumë dhe për të ecur me besim drejt rrugës që ke zgjedhur për mua.🙏🤲🛐 Në Ty gjej prehje, në Ty gjej shpresë dhe në Ty gjej gjithë çka më duhet. AMIN! 🙏🙏🙏🙏

Shiko postimin origjinal