Përshkrimi
Revania zakonisht piqet në furrë. Ne e gatuajmë në tenxhere, e shtrojmë në tepsi dhe e pjekim në saç — derisa ajo pjesa anash bëhet “kërrcë”.
Bajamet i pjekim veç, mbi prush, përpara se t’i shtojmë, që aroma e tyre të dalë përpara.
Nga jugu e quajnë hasude kur gatuhet në tenxhere; revani kur piqet. Ky version është ai që po qarkullon nëpër Shqipëri.



